Imeri-Stafai: Me 64 milionë denarë, Gostivari nis transformimin me bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”

1 Min. Leximi

Gostivari po përjeton transformim të përditshëm falë investimeve të reja infrastrukturore. Një nga projektet më të rëndësishme që po realizohet me ritëm të shpejtë është ndërtimi i bulevardit “Vëllezërit Gjinovski”, i cili po financohet me 64 milionë denarë të ndara nga Qeveria, përmes përkushtimit dhe angazhimit të koalicionit VLEN”, thotë deputetja nga Gostivari, nga radhët e koalicionit VLEN.

Deputetja Saranda Imeri Stafai, ka theksuar se ky investim nuk është luks, por një nevojë jetike për qytetarët e Gostivarit.

- Advertisement -

Sipas saj, bulevardi do të sjellë infrastrukturë moderne, qasje urbane të avancuar dhe mbi të gjitha, do të përmirësojë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

- Advertisement -

“VLEN nuk rri, VLEN punon. Kjo është dëshmi e qartë se me përkushtim dhe vizion të qartë, po e bëjmë realitet zhvillimin që qytetarët meritojnë”, deklaroi Imeri Stafai.

Bulevardi i ri pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin urban, të hapë mundësi të reja zhvillimi dhe të rrisë standardin e jetesës për banorët e zonës.

Projekti është pjesë e strategjisë së gjerë për modernizimin e infrastrukturës së qytetit, ku Qeveria luan rol kyç realizimin e projektit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull