Ministri i jashtëm në largim, Bujar Osmani, është bërë objekt kritikash të forta në rrjetet sociale, pasi publikoi një status në të cilin përpiqet të marrë merita për zgjidhjen e çështjes së shkollës shqipe në fshatin Nerovë, një problem që është zgjidhur nga Qeveria e re e udhëhequr nga koalicioni VLEN.
Në postimin e tij, Osmani shkruan:
“Edhe kur përfaqësimi institucional dështon, shqiptarët nuk mbeten jetimë. Në çdo kohë ka njerëz që nuk e lënë hapësirën bosh, që reagojnë, ndërhyjnë dhe mbrojnë dinjitetin nga ndjenja e detyrimit. Respekt për ata që veprojnë kur të tjerët heshtin. #Nerova”
Por komentuesit nuk e lanë pa reaguar, duke e akuzuar për hipokrizi dhe përpjekje për përvetësim politik të një projekti që, siç thonë ata, është rezultat i angazhimit të koalicionit VLEN në pushtet.
“22 vjet ishit në Qeveri, e latë shkollën në haresë bashkë me fshatarët e Nerovës, ashtu sikur i latë edhe shumë fshatra tjerë pa shkolla e pa banorë. Tash kur VLEN bën hapjen e shkollës, ju vraponi të merrni meritat.”
Një koment tjetër ironizon përpjekjen e BDI-së për të marrë meritat për punën e dikujt tjetër:
“Ju po i thoni shqiptarëve se meritat për prodhimin e Mercedesit i takojnë punëtorëve të Hundait. Është e njëjta gjë.”
Ndërkohë një komentues tjetër shkruan:
“Mendon se beson ende dikush te ju! Pse nuk e zgjodhët ju për 20 vite? Edhe zogjtë e malit e dinë kush e zgjidhi këtë problem – VLEN-i! Andaj ja VLEN që jemi në rrugën e mbarë.”