Gani Maksuti: Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit!

1 Min. Leximi

Drejtori i Inspektoratit të Punës Gani Maksuti ka njoftuar se në Tiranë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit rajonal për të luftuar informalitetin dhe për të avancuar drejt integrimit evropian.

“Në një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu pune më të sigurt, të ndershëm dhe në përputhje me standardet Evropiane, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit rajonal për të luftuar informalitetin dhe për të avancuar drejt integrimit evropian.

- Advertisement -

Takimi rajonal i zhvilluar në Tiranë, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ dhe të zbatuar nga ASDO, mblodhi së bashku Inspektoratet e Punës të tre vendeve për të ndarë përvoja dhe për të dakordësuar veprime konkrete në fushat:

Menaxhimi i migracionit të rregullt ndërkufitar dhe zbatimi i praktikave më të mira evropiane.

Inspektimet e përbashkëta dhe veprimet e bashkërenduara kundër shkeljeve të të drejtave të punës.

Promovimi i punës së denjë dhe të sigurtë në të gjithë rajonin.

- Advertisement -

Ky bashkëpunim shënon një hap konkret dhe të qëndrueshëm drejt përballimit të sfidave të përbashkëta përmes një qasjeje të bashkuar dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Maksuti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull