Mbledhje e shtatë komisioneve kuvendore

3 Min. Leximi

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për politikë sociale, demografi dhe rini, për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme, për kulturë dhe turizëm, për financim dhe buxhet, për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni Ligjvënës – Juridik.

Në rendin e ditës të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini janë 12 pika. Deputetët duhet të shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen sociale, ndryshimet në Ligjin për familjen, ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhës së shenjave, ndryshimet në Ligjin për sigurimet shoqërore për të moshuarit, ndryshimet në Ligjin për organizatat e personave me aftësi të kufizuara, ndryshimet në Ligjin për të drejtat e Invalidëve të luftës, anëtarëve të familjeve të tyre dhe anëtarëve të familjeve të luftëtarëve të rënë, ndryshimet në Ligjin për shënimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave dhe varreve të luftëtarëve të varrosur në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe jashtë vendit…

- Advertisement -

Në rend dite të Komisionit janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, në lexim të dytë, si dhe Propozimi i ligjit për mbështetje të të pësuarve në aksidentin në diskotekën në Koçan dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, në lexim të parë.

Komisioni për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme do t’i shqyrtojë Propozimin e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimet kufitare për komunikacion rrugor ndërkombëtar Tabanoc (Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe Preshevë (Republika e Serbisë).

Në rend dite të Komisionit të kulturës dhe turizmit është Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike.

Në Komisionin për financim dhe buxhet duhet të shqyrtohet Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifën doganore, në lexim të dytë.
Në Komisionin për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor do të ketë debat për amendamentet për tre ligje.

- Advertisement -

Mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në rend dite të të cilit janë Propozimi i ligji për të punësuarit në sektorin publik, Propozimi i ligjit për nëpunësit administrativë, në lexim të parë dhe me flamur evropian.

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të mbajë dy seanca. Në rend dite të mbledhjes 22 të Komisionit janë Propozim – vendimi për emërimin e anëtarit të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, Përcaktimi i Propozimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe përcaktimi i Propozim – vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori”./MIA

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull