Yllka Nuredini me kundër-reagim të ashpër ndaj Arben Taravarit: “Politika me spine e mashtrime nuk ju shpëton më!”

2 Min. Leximi
created by Polish

Përfaqësuesja e koalicionit VLEN, Yllka Nuredini, ka reaguar ashpër ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas zhvillimeve të fundit politike dhe akuzave të ndërsjella që po tensionojnë skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në një status të publikuar sot, Nuredini akuzon Taravarin për mashtrime, manipulime dhe marrëveshje të fshehta me BDI-në, duke theksuar se qytetarët shqiptarë janë të vetëdijshëm për këto lëvizje dhe nuk do t’i harrojnë.

- Advertisement -

“Politika me spine, mashtrime dhe shtrembërim të fakteve nuk ju shpëton më!
E bëtë zgjedhjen, me njërën dorë përqafuat BDI-në, me tjetrën bëtë pazare nën tavolinë,” shkruan Nuredini.

Ajo thekson se elektorati shqiptar nuk është naiv dhe se votat e marra nga koalicioni VLEN ishin në thelb anti-BDI, dhe jo për të mbështetur ndonjë bashkëpunim të mëvonshëm me të.

“107 mijë votat të ngriten dhe po ato do të të rrëzojnë. Sepse ato vota kërkojnë përfaqësim, jo zhgënjim. Ato vota ishin anti-BDI, dhe jo pro saj,” vijon reagimi i saj.

Nuredini gjithashtu nënvizon se Taravari tashmë ka humbur mbështetjen politike dhe nuk ka më “karta në dorë” për të manovruar, duke aluduar edhe në raportet e tij me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

- Advertisement -

“Për ju nuk ka më TETOR. Dhe mbi të gjitha tani as Aliu nuk ju do! Tregoni tani – A i’ua dhanë gjashtë komunat, apo ju lanë me gishta në gojë?”, përfundon ajo.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull