Opinion nga qytetarët e Bërvenicës
Zgjedhjet lokale nuk janë vetëm garë emrash – janë moment reflektimi. Bërvenica sot ka nevojë për drejtim të mençur, jo për eksperimentim.
Kryetari duhet të vijë nga brenda – nga njerëzit që e njohin komunën jo në letër, por në përditshmëri. Duhet të jetë dikush që i di mundësitë, e njeh administratën, i ka dëgjuar hallet e qytetarëve jo vetëm në fushata, por për 17 vite rresht.
Bërvenica nuk ka luks të humbasë kohë me njerëz që do mësojnë punën rrugës. I duhet dikush që e vazhdon punën aty ku e ka lënë – me dije, guxim dhe përvojë.
Për 17 vite me radhë, Haqim Ramadani ka qenë aty për qytetarët – s’ka lënë telefon pa hapur, as derë pa u hapur për askënd. Ka shërbyer me respekt, me përkushtim dhe pa dallime.
Ai nuk ka nevojë të mësojë sistemin – sepse ai vetë ka qenë pjesë kyçe e funksionimit të komunës. E njeh çdo hallkë, çdo nevojë dhe çdo mundësi të Bërvenicës.
Për këtë arsye, qytetarët me të drejtë presin që edhe partitë tjera opozitare të tregojnë maturi dhe përgjegjësi – të hapin krahun këtë herë, dhe ta mbështesin Haqim Ramadanin si kandidat të vetëm.
Jo për interesa partiake, por për të mirën e përbashkët.
Në tetor nuk votohet thjesht një emër.
Votohet përvoja, vlerësimi dhe drejtimi i sigurt.
E këtë, Bërvenica e ka vetëm te një emër: Haqim Ramadani.