Gjatë 15 viteve të fundit, viti 2024 – ishte më i keqi, ose për dikë më i miri, varet nga cili aspekt shihen gjërat, sa i përket numrit të divorceve në vend. Gjatë vitit të kaluar, 2024 qytetarë vendosën t’i japin fund martesës. Kjo do të thotë se në vitin 2024 kishte 182,9 divorce për 1.000 martesa, ose 18,3%.
Ky është numër rekord sa i përket përqindjes së divorceve në raport me martesat, por nuk është shifra më e keqe në aspekt të numrit absolut të divorceve.
Rekordin sipas këtij kriteri e mban viti 2014, kur kishte 2210 divorce. Megjithatë, atëherë kishte më shumë martesa, kështu që numri i divorceve ishte 160 për 1.000 martesa, apo 16%.