Në një kohë kur vendi ka nevojë më shumë se kurrë për profesionalizëm, përkushtim dhe përfaqësim të vërtetë, VLEN bën hapin e radhës të guximshëm dhe vizionar: emëron në pozita kyçe dy prej kuadrove më të përgatitur dhe më të respektuar të shoqërisë sonë, Prof. Dr. Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë, dhe Albrim Hoxha, zëvendësministër i Bujqësisë.
Profesor Azir Aliu, një figurë e pakontestueshme në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe arsimit të lartë, do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë me një prioritet të qartë: digjitalizimin e sistemit shëndetësor për një shërbim modern dhe efikas për qytetarët.
Në të njëjtën kohë, Albrim Hoxha, një zë i fuqishëm i terrenit, me përvojë të thellë në gazetari, politikë rurale dhe projekte për zhvillimin e bujqësisë, merr detyrën e zëvendësministrit të Bujqësisë me një mision të patundur: mbështetje parezervë për bujqit dhe fshatin.
Emërimi i këtyre dy kuadrove tregon qartë se VLEN nuk bën kompromis kur vjen puna te cilësia dhe përfaqësimi. Ne e dimë se qytetarët meritojnë më shumë, dhe me këta njerëz në institucione, do ta kenë më shumë!
VLEN po ndërton shtet me dije, guxim dhe drejtësi, për popullin, me popullin!