Pas reshjeve të rrëmbyeshme, bulevardet e Shkupit u përmbytën sërish, duke krijuar kaos në komunikacion dhe vështirësi për qytetarët.
Për këtë situatë, përgjegjësinë e mban Qyteti i Shkupit përmes mungesës së mirëmbajtjes dhe pastrimit të rregullt të pusetave.
Këshilltarja e koalicionit VLEN në Qytetin e Shkupit, Rejhan Ramadani, ka reaguar publikisht duke kritikuar kryetaren Danella Arsovska dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, të cilët i emëron ajo.
“Shiu nuk është befasi. Paaftësia dhe mos puna – janë! Ju lutemi, lini politikën dhe cirkun mënjanë, bëni diçka dhe ndihmoni qytetarët”, ka shkruar Ramadani në reagimin e saj.
VLEN kërkon që Qyteti i Shkupit të ndërmarrë masa konkrete për të shmangur situata të tilla, të cilat po përsëriten pas çdo shiu më të madh.