VLEN: 600 punëtorë të rinjë në mbrojtje të mjedisit, derisa opozita po “digjet”, ne po parandalojmë zjarret!

2 Min. Leximi

Për përballimin me sfidat që sjell sezoni veror dhe rritjen e rrezikut nga zjarret, Qeveria përmes Planit Operativ për vitin 2025, do të angazhojë 400 zjarrfikës të rinj në komunat me nevojat më të mëdha. Qëllimi i kësaj mase është të sigurojmë reagim të shpejtë dhe efikas, për të parandaluar përhapjen e zjarreve, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.

Zjarrfikësit janë heronjtë e vijës së parë në luftën kundër zjarreve, duke vënë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar qytetarë, pasuri materiale dhe mjedisin tonë jetësor. Prandaj, përforcimi i kapaciteteve në këtë drejtim është jo vetëm domosdoshmëri, por edhe respekt dhe përkrahje për punën e tyre heroike.

- Advertisement -

Derisa opozita po “digjet” në krizë, kundërthënie dhe mungesë vizioni, ne po parandalojmë zjarret në kuptimin e plotë të fjalës. Ne jemi në terren, me plane konkrete dhe veprime të matura, për ta bërë shtetin funksional dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

- Advertisement -

Në të njëjtën kohë, Plani Operativ për vitin 2025 parashikon edhe punësimin e 600 personave të papunë në kuadër të projekteve lokale që lidhen me infrastrukturën dhe mbrojtjen e mjedisit nëpër komuna. Kjo masë synon jo vetëm nxitjen e punësimit lokal, por edhe përfshirjen aktive të qytetarëve në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit të shëndetshëm.

VLEN mbetet e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve konkrete për nevojat e qytetarëve, duke bashkuar sigurinë, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë.

VLEN, sepse puna me përgjegjësi është zotim ndaj qytetarëve!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull