Takimi i kryetarit Gashi me ambasadoren suedeze Xhein

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot e realizoi takimin e parë me Ami Llarson Xhein, ambasadore e Mbretërisë së Suedisë, njoftuan nga shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Gashi shprehu falënderim të madh për Suedinë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit tonë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Ai tha se pret që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje.

- Advertisement -

Në drejtim të bashkëpunimit të mirë është edhe ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Në pritje është edhe formimi i grupit parlamentar për bashkëpunimin e Kuvendit tonë me Parlamentin e Suedisë në përbërjen e re parlamentare, theksohet në kumtesë.

Ambasadorja suedeze, nga ana e saj, u falënderua për mbështetjen për anëtarësimin në Aleancë dhe e konfirmoi angazhimin e mëtejshëm për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

“Të dyja palët ishin të vendosura se do të vazhdojnë marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe projektet e shumta zhvillimore”, theksohet në kumtesë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull