Sa i përket lëvizjeve tjera të deputetëve dhe bashkëngjitjes së tyre koalicionit VLEN-it dhe koalicionit qeveritar, zv/kryeministri Mexhiti, deklaroi se këto lëvizje do të vazhdojnë sepse, sipas tij, në këtë koalicion është qëndrimi konsistent për ta sjell ndryshimin e premtuar.
“Prandaj jemi bashkë këtu, prandaj, bashkëngjiten edhe deputetët, edhe struktura të ndryshme, por jo vetëm nga ASH, tash më është destabilizuar edhe Fronti Evropian dhe atë që mund ta them sonte është se numrat i kemi më mirë se para se të ndodhë kjo lëvizje… edhe me deputetët edhe në teren edhe sa i përket anketave”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti tha se po profilohen dy blloqe, është VLEN-i dhe BDI.
Mexhiti paralajmëron se edhe tjerë deputetë do t’i bashkëngjiten VLEN-it: Fronti Evropian është destabilizuar

Ndani këtë artikull