Zv/kryeministri Arben Fetai, tha se Arben Taravari tërë pazarin që e ka bërë me Ali Ahmetin e ka bërë për pushtet dhe mbijetesë politike.
Sipas tij përllogaritjet e tyre kanë qenë se duke sabotuar fillimisht koalicionin VLEN dhe pastaj edhe koalicionin qeverisës do të shkaktojnë krizë politike që do e shpie vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Ky plan ka dështu. Nuk ka zgjedhjet të dyfishta, do të ketë zgjedhje lokale me dy blloqe shumë të qarta. Kryetari ynë e ka trasuar rrugën e vet për të Ali Ahmeti siç e kishte trasuar kryetari paraprak, neve ju urojmë fat. Jemi të bindur se koalicioni VLEN do të fitojë në çdo komunë dhe qeverisja do vazhdojë me tempo edhe më të madhe”, deklaroi Fetai.
Fetai tha se kur të fal Ali Ahmeti 6 komuna dije që çmimi që do të paguash është shumëfishë më i madh se sa ato komuna.
Fetai: Kur të fal Ali Ahmeti 6 komuna dije që çmimi që do të paguash është shumëfishë më i madh se sa ato komuna

Ndani këtë artikull