Sonte Ash-ja e Arben Taravarit është duke e mbajtur mbledhjen e Kuvendit. Edhe pse pritej që sonte në sallë të jenë vetëm kumanovarët, nga pamjet e veturave jashtë parkingut, mund të shihet se Taravarit i është dashur të trazojë Gostivarin dhe komunat tjera për ta mbushur një sallë e cila i ze jo më shumë se 100 persona.
E gjithë kjo vjen si pasojë e vendimit të Arben Taravarit për të kaluar në opozitë dhe për të bashkëpunuar me Ali Ahmetin.
Sot edhe deputetja Mimoza Musa braktisi Taravarin ndërsa flitet se edhe deputetë tjerë do ta bëjnë të njejtën.