Ministri i Ekonomisë dhe Punës dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Besar Durmishi, ka qenë pjesë e hapjes së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sarajevë.
Përfaqësimi diplomatik është urë bashkëpunimi mes shteteve dhe shprehje e vullnetit për fqinjësi të mirë, zhvillim dhe stabilitet rajonal.
Hapja e ambasadave përfaqëson vullnetin për marrëdhënie të qëndrueshme dhe bashkëpunim afatgjatë. Ato janë ura konkrete për ndërlidhje mes institucioneve dhe qytetarëve, dhe një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve rajonale në frymën e respektit të ndërsjellë.
Përfaqësues të VLEN-it pjesë e hapjes së Ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë
