Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA

1 Min. Leximi

Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, po merr pjesë në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Markave Tregtare (International Trademark Association – INTA), i cili po mbahet në San Diego, SHBA, nga data 17 deri më 21 maj 2025.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ky forum global mbledh përfaqësues nga institucionet homologe, ekspertë të së drejtës së pronësisë industriale, si dhe profesionistë të fushës së markave tregtare nga mbarë bota. Pjesëmarrja e drejtorit Neziri në këtë ngjarje të nivelit të lartë përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e praktikave të mira në fushën e mbrojtjes së pronësisë industriale.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Neziri pritet të realizojë takime bilaterale me përfaqësues të institucioneve partnere dhe organizatave relevante në këtë fushë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull