Kasami: VLEN ka fituar identitet të vetin, ata që largohen humbin peshën politike

2 Min. Leximi

Lideri i njërit prej subjekteve përbërëse të koalicionit VLEN, Bilall Kasami, në një intervistë për emisionin “360 shkallë” në MRT 1, deklaroi se votat në zgjedhjet e fundit janë fituar si koalicion dhe jo për shkak të ndonjë individi të vetëm.

I pyetur nëse ndonjë pjesë e elektoratit ka votuar për VLEN-in për shkak të pranisë së Arben Taravarit në këtë koalicion, Kasami u përgjigj:
“Jo, nuk ka votuar. Sepse ne vlerësojmë, dhe këtë e konfirmojnë edhe anketat e fundit që i kemi marrë nga institucione relevante, se për dallim nga ‘Fronti Evropian’, VLEN tashmë ka fituar një identitet të vetin”.

- Advertisement -

Sipas tij, në anketat ku qytetarëve u është dhënë mundësia të përgjigjen lirshëm për cilën parti do të votonin, pa listë të mbyllur, VLEN dallohet nga “Fronti Evropian” për faktin që nuk përfaqësohet vetëm nga një subjekt.

- Advertisement -

“Për dallim nga Fronti ku del vetëm emri i BDI-së, tek VLEN gjysma e të anketuarve shprehen si përkrahës të VLEN-it si koalicion, dhe më pas vijnë partitë veç e veç. Vlera e partive në VLEN është vetë koalicioni – ai që është brenda, ka peshë. Ai që largohet, nuk ka më peshë. Dhe kjo do të reflektohet edhe në zgjedhjet e ardhshme,” theksoi Kasami.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull