Kryetari i ASH-së, pas mbledhjes së kryesisë partiake tha se ata i kërkojnë falje qytetarit shqiptar dhe se kanë vendosur të kthehen tek ata, pra në mënyrë unanime është vendosur që të shkojnë në opozitë.
“Do të përgatitemi për zgjedhjet lokale dhe në nëntor të sjellim fitoren e madhe për ASH-në”, tha Taravari.
Taravari tregoi vërejtjet e tyre që i kanë për Qeverinë, dhe tha se vendimi është që të kthehen tek qytearët për të “kthyer dinjitetin e tyre”.
“Është vendim unanim ASH është unike vazhdojmë me krijimin e shtabeve dhe me organizimin tonë për zgjedhjet lokale ku jam i bindur se do të arrijmë rezultat më shumë se asnjëherë më parë”, deklaroi Taravari.
Aleanca e Taravarit braktisë qeverinë, shkon në opozitë
