Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

BDI: Përmes vetëposhtërimit, LEN-i i poshtëroi të gjithë shqiptarët

Përditësimi i fundit: 2025/05/08 at 9:09 AM
Publikuar May 8, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh zhgënjimin e thellë ndaj sjelljes së partnerëve shqiptarë të LEN-it në koalicionin qeveritar.

“Në përpjekje për t’i bërë qejfin Kryeministrit, ata po vetëposhtërohen publikisht, duke pranuar që ai t’i trajtojë me përbuzje, t’u japë leksione dhe t’u caktojë vendin në Qeveri, sipas vullnetit të tij personal.

- Reklamim -

Çdo ditë dëgjojmë – jo vetëm nga Kryeministri, por edhe nga përfaqësues të VMRO-së dhe partnerë të tjerë maqedonas – kush me kë guxon të bisedojë, kush me kë mund të bashkëpunojë dhe kush me kë është kapur duke u takuar.

Partnerët shqiptarë poshtërohen publikisht, sikur të ishin fëmijë që kanë bërë gabime, e detyrohen të japin llogari para mediave për plane të tyre politike, për takime apo për ide të cilat nuk ua ka aprovuar Mickoski.

Këto parti harrojnë se mandatin nuk ua jep Hristijan Mickoski, por votuesi shqiptar – i cili, në fakt, nuk ua dha fare.

Një votues që ndihet gjithnjë e më i përbuzur dhe i tradhtuar.

Prandaj kemi të drejtë t’i pyesim: ndërsa ju qortoheni si nxënës para mësuesit:

A ju konsultoi dikush, për shembull, kur ai zhvilloi takim monoetnik me kryetarin e LSDM-së brenda Qeverisë për të diskutuar për të ardhmen e shtetit?

A ju informuan për grupet e punës që i paralajmëruan publikisht?

A është e pranueshme që partitë maqedonase të flasin për çështje shtetërore në mënyrë të hapur, ndërsa partitë shqiptare duhet të kërkojnë leje për çdo lëvizje?

Kur bëhen emërime të larta shtetërore, a ju pyet ndonjëherë dikush?

Apo nuk ju shqetëson që në pozitat kyçe vendosen figura të njohura për qëndrime antishqiptare, pjesë të agjendave proruse dhe të botës serbe?

A është kjo në rregull për ju, apo standardet vlejnë vetëm për shqiptarët?

A jeni të vetëdijshëm që Kryeministri shkon rreth e rrotull dhe merr lavdata se ua ka treguar vendin shqiptarëve – dhe se ju jeni pjesë e atij folklori?

Nëse nuk jeni, atëherë çfarë do të thoni për faktin që për më pak se një vit, përdorimi i gjuhës shqipe praktikisht po zhduket nga institucionet?

Çfarë ndërmerrni ju kur i gjithë aparati shtetëror është aktivizuar për të shkatërruar Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve?

Deri kur do të duroni të poshtëroheni nga albanofobët që ju poshtërojnë çdo ditë – dhe a jeni të vetëdijshëm që për shkak të mungesës së mekanizmave të balancimit, shqiptarët janë pothuajse tërësisht të përjashtuar nga proceset në institucionet publike?

A jeni të vetëdijshëm që si asnjëherë më parë, e keni poshtëruar Shqiptarin – dhe ai do t’ju ndëshkojë në çdo palë zgjedhje që do të vijnë, kurdo që të mbahen.

Prandaj është e qartë: ju frikësoheni nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sepse në ato zgjedhje shqiptarët janë ata që do t’ju tregojnë juve vendin”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

TOP Lajmet

Vendet që ASH do t’i le në Qeveri do të zëvendësohen nga VLEN
Lajme Politikë
Gjykata e Apelit rrit dënimet për disa nga të akuzuarit në rastin “Llaskarca”
Lajme Politikë
Filipçe: Do të bisedojmë me të gjitha partitë dhe do t’i kemi parasysh mësimet nga koalicionet e mëhershme
Lajme Politikë
Durmishi paralajmëron tregtarët: Mos abuzoni, përndryshe rikthejmë masat!
Lajme Politikë
Ramadani: Partnerët e VLEN-it ishin në dijeni për qëndrimin tonë për të dal me lista të veçanta
Lajme Politikë
Qytetet më të mira dhe më të këqija për të ecur në këmbë, një qytet grek mes surprizave të pakëndshme
Kuriozitet
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 8 Maj, 2025 May 8, 2025
Artikulli i mëparshëm Qoku për Taravarin: E kemi lutur shumë, sa mezi e shqepëm nga BDI-ja e Aliut
Artikulli tjetër ASH e nis nga Gostivari formimin e Shtabeve Zgjedhore: Isak Lazami emërohet shef shtabi

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    VLEN: Kalojmë në veprim, 2025-ta me pensione më të larta

    3shi.net January 6, 2025
    Ekskluzive/ Zbulohen sms-at e Blerim Bexhetit si do ti hakmerret Rafiz Halitit dhe funksionarëve tjerë
    Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni
    BILD: A po planifikon Putini luftën e ardhshme në Ballkan përmes Serbisë?
    Ali Ahmeti: I mbetet gjeneratave dhe shqiptarëve të bëjnë vazhdimësinë e Kadaresë dhe të Dritëro Agollit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Vendet që ASH do t’i le në Qeveri do të zëvendësohen nga VLEN

    May 8, 2025
    LajmePolitikë

    Gjykata e Apelit rrit dënimet për disa nga të akuzuarit në rastin “Llaskarca”

    May 8, 2025
    LajmePolitikë

    Filipçe: Do të bisedojmë me të gjitha partitë dhe do t’i kemi parasysh mësimet nga koalicionet e mëhershme

    May 8, 2025
    LajmePolitikë

    Durmishi paralajmëron tregtarët: Mos abuzoni, përndryshe rikthejmë masat!

    May 8, 2025
    LajmePolitikë

    Ramadani: Partnerët e VLEN-it ishin në dijeni për qëndrimin tonë për të dal me lista të veçanta

    May 8, 2025
    LajmePolitikë

    Kasami për Taravarin: I ka ditët e numëruar në Qeveri

    May 8, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?