Mexhiti, Azizi dhe Zekolli në Pallçisht: Ujësjellësi, prioritet për zgjidhje – Qeveria do ndajë fonde për projektin

1 Min. Leximi

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka zhvilluar një vizitë pune në fshatin Pallçisht, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhiti dhe zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli.

Në fokus të vizitës ishte shqyrtimi nga afër i problemit shumëvjeçar me rrjetin e ujësjellësit – një çështje që, sipas Azizit, përbën shqetësimin kryesor të banorëve të këtij fshati të Komunës së Bogovinës.

- Advertisement -

“U garantuam se pas finalizimit të projektit, do të ndahen fonde nga qeveria dhe me ka krejt do të angazhohemi për ta çuar deri në fund realizimin e projektit”, shkroi Azizi në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se VLEN mbetet e përkushtuar për të qenë afër qytetarëve dhe për të adresuar nevojat reale të tyre, duke theksuar se zgjidhja e problemit të ujësjellësit në Pallçisht është tashmë një përparësi në agjendën qeveritare.

Kjo vizitë vjen në një moment kur qeveria e re ka shpallur si prioritet ndërhyrjet infrastrukturore në zonat rurale, ku për shumë kohë është ndier mungesa e investimeve të qëndrueshme./ZYRTARE.net

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull