Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sonte ka deklaruar se dera e bashkëpunimit me VLEN-in për zgjedhjet lokale është e mbyllur.
Ai tha se edhe me largimin e tyre nuk mendon se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare ngase vlerëson ai, kjo qeveri është shumë stabile edhe pa ta.
“Mendoj se numra ka qeveria as që e kemi intencën. Mendoj se nuk prish punë, mund të ketë një deputet dy që dalin prej tyre shkojnë te ato, ka patur lëvizje. Parimisht e kam thënë se jam për zgjedhje lokale”, tha Taravari, duke shtuar se zgjedhje parlamentare varen vetëm nga VMRO-DPMNE.
Taravari paralajmëron se disa deputet të opozitës do t’i bashkohen shumicës qeveritare
