Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në rajonin e Aerodromit një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
“Me datë 04.05.2025, në ora 20:25, në SPB-Shkup është raportuar se në banesën e tij në rajonin e komunës së Aerodromit në Shkup është gjetur i vdekur B.P. (50) nga Shkupi. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.