Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali ka njoftuar se ka marrë pjesë në debatin e organizuar në Kuvend në kuadër të Agjendës Reformuese 2024-2027.
Sali shkruan se mesazhet nga ky debat ishin të qarta dhe se rruga drejt BE-së mbetet prioriteti ynë kryesor.
“Së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, dhe Ministrin për Çështje Europiane, Orhan Murtezanin, pata kënaqësinë të marr pjesë në debatin e organizuar në Kuvend në kuadër të prezantimit të Agjendës Reformuese 2024–2027.
Mesazhet ishin të qarta: rruga drejt BE-së mbetet prioriteti ynë kryesor dhe, me përkushtim maksimal, do të implementojmë me vendosmëri këtë plan, i cili synon transformimin institucional, ekonomik dhe demokratik.
Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve, në mënyrë që reformat të sjellin përfitime konkrete për qytetarët”, ka shkruar Sali.
Agjenda Reformuese 2024-2027/ Bekim Sali: Rruga drejt BE-së mbetet prioriteti ynë kryesor!
