Deputetët e koalicionit VLEN e duan VLEN-in e unifikuar

2 Min. Leximi

Në javët e fundit, dinamika e re në skenën politike shqiptare, veçanërisht brenda koalicionit VLEN, ka marrë një kthesë të papritur. Para disa ditësh, Arben Taravari deklaroi publikisht se ka kanale komunikimi me BDI-në, duke lënë të kuptohet se një marrëveshje me këtë parti është në prag.

Por pse ndodhi kjo pikërisht tani?

- Advertisement -

Para disa javësh, një tender i dyshimtë për Parkingun në kate në Qendrën Klinike Universitare ngjalli dyshime. Gjithashtu, një aksion i madh i MPB-së në një fabrikë të marihuanës në Gostivar zbuloi se kjo fabrikë operonte me leje nga Ministria e Shëndetësisë, pa përmendur emra konkretë. Situata kulmoi kur drejtori i Geriatrisë, Muhsin Arifi, nga radhët e ASH-së së Taravarit, u kap nga MPB-ja duke kërkuar ryshfet prej 20 mijë eurosh, me dyshime se shuma mund të arrinte deri në 100 mijë euro.

- Advertisement -

Pas këtyre ngjarjeve, duket se Taravari humbi kontrollin dhe filloi të godasë koalicionin VLEN. Në mbledhjen e kryesisë së ASH-së, u vendos që partia të dalë e vetme në zgjedhje. Vetë Taravari theksoi se nuk ka problem të bashkëpunojë me BDI-në, çka çoi në reagimin e menjëhershëm të koalicionit VLEN, i cili e konsideroi këtë si vetëpërjashtim të Taravarit nga koalicioni.

Sot, reagimet e aktivistëve të Aleancës ishin të ashpra. Ata akuzuan Taravarin se mori votat në emër të VLEN-it dhe tani kërkon bashkëpunim me ata që, sipas tyre, kanë degraduar shqiptarët dhe janë futur në listat e zeza amerikane për ndikim rus dhe korrupsion masiv.

Një gjë është e sigurt: sot, Taravari ndoshta nënshkroi pensionimin e tij politik, pasi shqiptarët nuk tolerojnë lojën me dinjitetin e tyre.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull