Ministri për Çështje Evropian, Orhan Murtezani tha se Qeveria ka krijuar struktura për koordinim dhe po punon për hapjen e klastereve dhe kapitujve nga procesi i negociatave, që siç tha, Evropa nuk është vetëm gjeografi apo burokraci, por qëllim i përbashkët, vlera të përbashkëta dhe besim i përbashkët se politika e zgjerimit.
“Me nënshkrimet tona sot, shprehëm gatishmëri që Hungaria të ndajë përvojën e saj të vlefshme nga periudha e negociatave të saja për aderim. Ai përfshin mbikëqyrje të modeleve administrative, harmonizim ligjor, mekanizma për koordinim mes institucioneve, si dhe shembuj efektiv të politikës integruese evropiane në praktikë. Nga ana jonë, si Qeveri që tanimë ka krijuar struktura për koordinim me atë proces dhe me përkushtim po punon për hapjen e klastereve dhe kapitujve nga procesi i negociatave, do ta përdorim këtë partneritet si shtytje shtesë për të përshpejtuar ritmin e integrimit tonë. Ky nuk është vetëm bashkëpunim teknik, ky në fakt është investim në të ardhmen evropiane të qytetarëve tanë. Me këtë hap, Maqedonia e Veriut dhe Hungaria edhe një herë tregojnë se Evropa nuk është vetëm gjeografi apo burokraci, por qëllim i përbashkët, vlera të përbashkëta dhe besim i përbashkët se politika e zgjerimit është një nga qëllimet më të rëndësishme strategjike të Bashkimit Evropian, i cili atraksionin e tij dhe fuqinë transformuese e merr pikërisht nga unifikimi – si koncept thelbësor evropian të solidaritetit, mbështetjes së ndërsjellë dhe vizionit për kontinentin i cili nuk ndërtohet në ndarje, por mbi lidhshmëri, vlera dhe të ardhme të përbashkët”, tha Murtezani.