Rama uron Fitër Bajramin: Zoti ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat

1 Min. Leximi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Rama iu tha besimtarëve myslimanë “Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat”.

- Advertisement -

“Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin”, shkroi Rama, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Krahas urimit, Rama ndau një video në iftari të cilin ai e shtroi dje, një ditë para përfundimit të Ramazanit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull