Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Izrael, mbahen protesta masive kundër qeverisë së Netanyahut

Përditësimi i fundit: 2025/03/19 at 4:07 PM
Publikuar March 19, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhjetëra mijëra qytetarë në Izrael protestuan kundër përpjekjes së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij për të shkarkuar Ronen Bar, drejtorin e agjencisë vendase të inteligjencës izraelite Shin-Bet (Shabak) dhe kundër vendimit për rifillimin e sulmeve në Gaza.

Pika qendrore e protestave është Kudsi Perëndimor, në të cilin ndodhen Parlamenti izraelit, Kryeministria dhe ndërtesat e tjera qeveritare. Në orët e mëngjesit protestuesit mbyllën autostradën 1 një prej arterieve kryesore të vendit midis Tel Avivit dhe Kudsit. Në rrugë u krijuan radhë të gjata.

- Reklamim -

Pasi u mblodhën në sheshin në Kudsin Perëndimor, ku ndodhen ministritë dhe ndërtesat qeveritare përreth Parlamentit izraelit, dhjetëra mijëra njerëz protestuan duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë së Netanyahut dhe zgjedhje të parakohshme.

Ish-politikanë të rangut të lartë si ish-kryeministri Ehud Barak dhe ish-ministri i Mbrojtjes Moshe Yaalon iu bashkuan protestuesve, të cilët mbanin flamuj izraelitë dhe shirita të verdhë që përfaqësonin pengjet izraelite në Rripin e Gazës.

Duke protestuar kundër rifillimit të sulmeve nga qeveria në Rripin e Gazës, demonstruesit brohoritën parulla dhe mbajtën postera dhe pankarta që akuzonin Netanyahun se “ka nisur një sulm ndaj Gazës për arsye politike dhe se ka vënë në rrezik jetën e pengjeve izraelite”.

Disa qytetarë të cilët me automjetet e tyre kanë marrë pjesë në protestat në Kudsin Perëndimor kanë kryer veprime të mosbindjes civile duke i ndaluar automjetet e tyre në qarkullim. Në shumë pika të Kudsit Perëndimor pati trafik intensiv.

“Qeveria Netanyahu ka humbur legjitimitetin e saj”

Yair Lapid, lideri i partisë kryesore opozitare në Izrael, Yesh Atid (Ka një të ardhme), në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale u bëri thirrje izraelitëve që t’u bashkohen protestave.

“Ne vendosëm të dalim në rrugë sepse qeveria e Netanyahut ka humbur legjitimitetin e saj”, tha Lapid, duke shtuar se “heshtja përballë shkatërrimit të shkaktuar nga qeveria i jep qeverisë më shumë kohë për të copëtuar vendin”.

Sipas “The Times of Israel”, gjenerali në pension i Forcave Ajrore izraelite, Amir Haskel u arrestua nga policia izraelite duke përdorur forcën ndërsa ai brohoriste me një megafon pranë shtëpisë së Netanyahut në Kudsin Perëndimor.

Njoftimi i Netanyahut më 16 mars se ai do të shkarkonte drejtorin e Shin-Bet, Ronen Bar në Izrael u prit me reagime të shumta nga opozita dhe ata që e kundërshtojnë Netanyahun.

Prokuroria e Përgjithshme izraelite kishte paralajmëruar se hapi në fjalë mund të ishte i paligjshëm për shkak se Shin Bet po trajtonte dy dosje në të cilat hetoheshin këshilltarët e ngushtë të Netanyahut.

Kryeministria izraelite vlerëson se prokurorja e përgjithshme, Gali Baharav-Miara, ka “tejkaluar në mënyrë perverse autoritetin e saj”.

Ushtria izraelite prishi armëpushimin dhe rifilloi sulmet në Gaza

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme dje në mëngjes pas armëpushimit që hyri në fuqi në Rripin e Gazës më 19 janar. Në sulmet ajrore që ushtria izraelite kreu në Rripin e Gazës mëngjesin e 18 marsit, humbën jetën të paktën 400 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa u plagosën mbi 500 të tjerë.

Në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrisë izraelite thuhet se sulmet kanë filluar me urdhër të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yisrael Katz. Izraeli i cili shkeli armëpushimin tha se do të vepronte kundër Hamasit me “forcë ushtarake në rritje”.

Hamasi tha se “Izraeli nuk i mbajti premtimet dhe rifilloi gjenocidin ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës duke mos përmbushur përgjegjësitë e tij përpara syve të vendeve që ndërmjetësuan armëpushimin”.

Familjet e të burgosurve izraelitë në Rripin e Gazës akuzuan qeverinë e Netanyahut se “ka hequr dorë nga pengjet” dhe kanë theksuar se paraqitja e rikthimit të pengjeve nga qeveria si justifikim për rifillimin e luftës është “mashtrim i plotë”.

Partitë opozitare në Izrael theksuan se sulmet rifilluan nën hijen e hapave të diskutueshëm politikë të kryeministrit Netanyahu, si shkarkimi i drejtorit të agjencisë vendase të inteligjencës Shin-Bet.

TOP Lajmet

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Shtip dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Turqia
Lajme
SOKOLI: E vërteta për rastin e Kumanovës, kush e organizoi?
Lajme
Sela fton deputerët e Taravarit të rikthehen në shtëpi: Ata e panë gënjeshtrën dhe degradimin, me mua kishin peshë dhe mbështetje
Lajme
Drejt dështimit të 13-të
Bota dhe Rajoni
VLEN: 9 dhe 10 maji ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin
Lajme Politikë
10 vjet nga “Lagjja e Trimave”
Lajme
3shi.net 19 Mars, 2025 March 19, 2025
Artikulli i mëparshëm Ish-prokurorja Kadriu: Prokurori “ndihmës” për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, punon edhe në rastin në Koçan
Artikulli tjetër Zjarri në Koçan / Objekti i ndërtuar në vitin 1999, nuk kishte plan evakuimi

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    VLEN: Ali Ahmeti kopjoi propozimin e Arben Taravarit!

    3shi.net February 22, 2024
    Arrestohet Andrew Tate
    BDI i reagon Nikollovskit: Pse kjo urrejtje dhe hakmarrje ndaj BDI-së?
    Toshkovski: Kemi prova të shumta për krime të marra nga aplikacioni SKY
    Punonjësit e “Higjienës Komunale” dhe “Parqe dhe Gjelbërimi” ankohen për keqpërdorime dhe kërcënime nga BDI-ja
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    VLEN: Urime 9 Maji – Dita e Evropës!

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    Maqedoni, 32% e aparaturës së shtrenjtë mjekësore mbetet e papërdorur

    May 9, 2025
    Lajme

    Ndalohen 53 faqe të paligjshme të lojërave të fatit online

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    Gashi uron zgjedhjen e Papës së ri: Uroj që të sjellë më shumë spiritualitet dhe etikë

    May 9, 2025
    Lajme

    Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Shtip dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Turqia

    May 9, 2025
    Lajme

    SOKOLI: E vërteta për rastin e Kumanovës, kush e organizoi?

    May 9, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?