Nga Qeveria përmes një komunikate kanë reaguar në lidhje me numrin e viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan..
Ata thonë se numri i viktimave mbetet 59, dhe se raportimet e tjera janë dezinformata.
“Në opinion po përhapen spekulime dhe dezinformata për numrin e të vdekurve. Qeveria konfirmon me përgjegjësi të plotë se numri i viktimave është 59. Të gjitha pretendimet e tjera për 100 apo 120 të vdekur janë të pasakta dhe të pabaza. Një informacion i tillë i rremë vetëm sa shton ankthin në publik dhe shkakton dhimbje shtesë te familjet e viktimave”, thuhet mes tjerash në reagimin e Qeverisë.

