Deputetja e Frontit për Europë, Ilire Dauti përmes një postimi në profilin e saj në FB ka uruar festën e 8 Marsit duke shkruar se “Koha ka vërtetuar që gruaja luftohet jo për shkak të gjinisë, por për shkak të botës që ka. Prandaj për atë që luftohet me atë duhet pergjigjur.”, shkruan Top24


Përballë shpirtit luftarak të gruas s’ka gjë të pamundur. Betejën Ajo e fiton në momentin që vendos. Pra mjafton që ajo të dojë.
Koha ka vërtetuar që gruaja luftohet jo për shkak të gjinisë, por për shkak të botës që ka. Prandaj për atë që luftohet me atë duhet pergjigjur.
Për sot një urim, një lule, një përqafim, tjetra luftë e perditshme për ta lënë më të barabartë botën për vajzat dhe mbesat tona.
Urime 8 Marsin, me dëshirë nga zemra për lumturi dhe suksese, për nënat, gratë e vajzat!