Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokovic.
Gashi ka thënë se në takim është theksuar partneriteti dhe miqësia e ngushtë mes dy vendeve.
“Ndamë pikëpamjet për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe shqyrtuam mënyrat për forcimin e lidhjeve tona në fusha të ndryshme, përfshirë ato ekonomike dhe kulturore. Konstatuam se aleanca jonë është përforcuar edhe më shumë përmes angazhimit të përbashkët në kuadër të NATO-s.
Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe theksova se kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve tona strategjike. U dakorduam të vazhdojmë përpjekjet tona për të avancuar marrëdhëniet dhe për të kontribuar në zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, ka deklaruar Gashi.

