Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, javën e ardhshme do të zhvillojnë një drekë private me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Takimi do të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe konfirmimin e partneritetit strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
Turqia mbetet një nga partnerët kyç të Maqedonisë së Veriut, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik, dhe ky takim pritet të thellojë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.