Ka ndërruar jetë hafizi nga Shkupi, Sadudin Sulejmani i cili shërbeu si imam në xhaminë “Mustafa Pasha” në qendër të arshisë së vjetër. Lideri i Aletrnativës, Zeqirija Ibrahimi është shprehur se lajmin ër vdekjen e hafiz Sadudinit e ka pranuar me dhimbje të thellë.
Statusi i plotë i Ibrahimit në Facebook:
Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Me dhimbje të thellë e pranova lajmin e ndarjes nga jeta të hafizit tonë të dashur nga Shkupi, Hfz. Sadudin Sulejmani.
Shkupi sot humbi një dijetar, por trashëgimia e tij si hafiz do të mbetet një krenari për të gjithë ne.
Do ta kujtoj gjithmonë me pamjen karizmatike në mihrabin e Murat Pashës, duke i prirë xhematit me faljen e namazeve me hatme, një traditë që pakkush ia ka dalë ta bëjë ndër ne. Për shumë kohë hfz. Sada ynë do të mbetet i pazëvendësueshëm.
Duke e njohur dhe duke qenë të bindur se jeta e tij ishte Kurani, e lusim Zotin e Madhërishëm që shpirtin e tij kuranor ta pranojë në paqe dhe ta shpërblejë me xhenetet më të ndritura!