Gazmend Aliu ka njoftuar se edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e zv/drejtorit në Entin Shtetëror të Statistikave.
“Kam nderin të pranoj zyrtarisht detyrën si zëvendës drejtor në drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Betohem se do ta kryej me nder dhe përgjegjësi, detyrën në ngritjen e cilësisë rreth të dhënave statistikore.
Falënderoj përzemërsisht Kryetarin e Alternativës Zeqirija Ibrahimin për mbështetjen dhe besimin e dhënë”, ka shkruar Aliu. /Alfax.mk/
Aliu zyrtarisht pranon detyrën e zv/drejtorit në Entin Shtetëror të Statistikave
