Bekim Sali përkujton viktimat e tërmetit të vitit 1963: Shkupi u ngrit sërish falë solidaritetit dhe shpresës

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka përkujtuar viktimat e tërmetit katastrofik që goditi Shkupin më 26 korrik 1963, duke theksuar se kjo datë mbetet simbol i dhimbjes, por edhe i solidaritetit dhe ringritjes së qytetit.

“Në orën 05:17, më 26 korrik 1963, Shkupi u zgjua nga një prej tragjedive më të mëdha në historinë e tij. Tërmeti shkatërrues mori qindra jetë, la mijëra të lënduar dhe ndryshoi përgjithmonë fytyrën e qytetit.

Sot përkujtojmë me nderim dhe respekt viktimat e asaj dite të dhimbshme. Kujtimi i tyre mbetet i gjallë, ndërsa historia e 26 Korrikut na kujton forcën, solidaritetin dhe shpresën me të cilat Shkupi u ngrit sërish”, ka shkruar Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull