Zeqirija Ibrahimi, në Daily Click tha se, ajo që e ka bashkuar VLEN-in dhe Vetëvendosjen është agjenda e përbashkët kombëtare pasi siç tha, te dy subjektet politike, në skenë kanë ardhur si zëvendësim i një klase politike të vjetërsuar që Ibrahimi e quajti edhe të shkërmoqur, përcjell TV21.
“Unë mendoj që ajo që na ka bashkuar neve si VLEN është agjenda e përbashkët kombëtare, për shkak se edhe ne edhe Vetëvendosja kemi ardhur në skenë si substituim, si zëvendësim i një klase politike të shkërmoqur dhe të vjetërsuar, e cila ishte mjaft e konsumuar për shkak të viteve të gjata të pushtetit dhe shkallës së lartë të korrupsionit dhe duke i bashkërenduar këtë tipe të politikave që gjithsesi duhet të shkojë në interes të zhvillimit të kombit shqiptar në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut dhe gjykoj se kjo është ajo sinaps që e lidhë VLEN-in dhe Lëvizjen Vetëvendosje.”, tha Ibrahimi.