Analizon: Ramadan Ramadani

Do i lëmë anash përkufizimet historike për atë se ku nis Kosova e ku mbaron Maqedonia për të sqaruar se pse i gjithë ky interesim, ndjekje dhe bile edhe përzierje për zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në Kosovë nga Maqedonia.

Kjo sepse ky përkufizim i pasjellë në fakt është arsyeja më e madhe e krejt këtij interesimi të madh për këto zgjedhje nga shqiptarë e edhe të tjerë nga qytete dhe fshatra të këtuhit që historikisht kanë qenë gjatë kohë në një shtet dhe kanë ndajtë fat të përbashkët Dardani, Vilajet i Kosovës, por edhe Jugosllavi.

Fakti se ka njerëz që kanë shtetësi të dyfishtë e edhe votojnë në Kosovë dhe bashkëpunimi politik mes partive politike i sqaron krejt ato në dukje përzierje prej pjesmarrjeve në mitingje politike në Kosovë për zgjedhjet e fundit e deri në komente publike dhe gëzim të shfaqur në festime pas rezultateve të para.

Të mos harrojmë se këtu në Maqedoni faktori shqiptar në qeverisje ka një akronim prej katër shkronjave ku ka një V prej Vetvendosjes të Kosovës dhe vetëm dy tre ditë para zgjedhjeve në Kosovë doli ish këshilltari i kryeministrit kosovar, Bekim Qoku, tani deputet në parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe deklaroi se do themelohet edhe Vetvendosje Maqedoni?!