Kryeministri Hristijan Mickoski sot së bashku me përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë vendosi lule te varri i Goce Dellçevit me rastin e 153 vjetorit të lindjes së tij.
Mickoski ia uroi ditëlindjen revolucionarit të madh maqedonas Goce Dellçev dhe theksoi se Qeveria maqedonase duhet të ketë traditë në të ardhmen ta nderojë këtë ditë, sepse, siç tha, Goce Dellçev është pjesë e identitetit maqedonas.
– Më lejoni të uroj mbarë opinionin maqedonas për ditëlindjen e të madhit, ideologut dhe heroit maqedonas Goce Dellçev. Atë që kemi bërë në të kaluarën, vazhdojmë ta bëjmë si Qeveri. Vlerësojmë se qeveria maqedonase duhet të ketë traditë në të ardhmen ta nderojë këtë ditë, sepse ky është i madhi ynë maqedonas, i cili është pjesë e identitetit maqedonas dhe vepra e tij nuk duhet të harrohet kurrë, tha Mickoski.