Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se punimet infrastrukturore po vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, me ekipet komunale të angazhuara në terren për përmirësimin e kushteve rrugore.

Sipas njoftimit, aktualisht po punohet në rrugën 11, ku makineritë dhe kamionët janë duke realizuar përgatitjet për tamponimin e rrugës, si pjesë e procesit për rikonstruimin e saj.

Beqiri theksoi se qëllimi i këtyre aktiviteteve është krijimi i kushteve më të mira për qytetarët dhe rritja e sigurisë në qarkullim.

“Punët vazhdojnë pa u ndalur, për një Haraçinë më të zhvilluar”, thuhet në njoftimin e kryetarit.