Me qëllim që tu dalin në ndihmë qytetarëve, komuna e Kumanovës ka shpallur thirrjen publike për ndarjen e subvencioneve për furnizimin e inverter klimave me efikasitet të lartë, paisje këto për ngrohje për vitin 2025, bëhet e ditur përmes një kumtese të komunës së Kumanovës, raporton Televizioni Festa.
Kumtesa e plotë nga Komuna e Kumanovës:
Komuna e Kumanovës, me qëllim që ti stimulojë qytetarët e komunës së Kumanovës (Amvisëritë) për përdorimin e inverter klimave me efikasitet të lartë, paisje këto për ngrohjen e shtëpive të tyre e që janë ekonomik me efikasitet energjetik dhe të pranueshme ekologjikisht për mjedisin hapsinor, qytetarëve të cilët kanë blerë inverter klima deri në vitin 2025 do tua kompenzojmë shpenzimet gjatë blerjes së paisjes në vlerë prej 20 mijë denar për familje. Tatimin personal do ta paguaj komuna e Kumanovës.
Thirrja publike do të fillojë më 10 shkurt të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 30 tetor të vitit 2025, repsektivisht deri në harxhimin e mjeteve të parapara financiare nga buxheti i komunës së Kumanovës për këtë qëllim. E për këtë komuna e Kumanovës do ti njoftojë qytetarët se thirrja publike ndërpritet përmes web faqes së vet.
Ndryshe thirrja publike do të realizohet sipas principit kush vie i pari edhe shërbehet i pari, respektivisht sipas paraqitjes së aplikimeve me datë dhe kohë të sakt të aplikimit.
Të drejtë pjesëmarrje në thirrje publike kanë qytetarët e Kumanovës të cilët kanë blerë klima inverter me efikasitet të lartë nga periudha 01.01.2025 deri në përfundimin e thirrjes publike për cka duhet të paraqesin kërkesë për kompenzimin e shpenzimeve. Në thirrje publike nuk kanë të drejtë të marrin pjesë qytetarët që jetojnë në objekte banesore që kanë të kyqur rrjetin e gaz sjellësit të qytetit pa marr parasyshë se a e shfrytëzojnë apo jo si dhe qytetarët që kanë objekt banesorë në fazën e ndërtimit dhe ende nuk jetojnë në te.
Nga komuna e Kumanovës bëjnë me dije se në këtë thirrje publike kanë drejtë të marrin pjesë dy apo më tepër amvisëri të cilat jetojnë në të njejtën adresë por që në bazë të dokumenteve të ofruara bëhet fjalë për amvisëri të ndara që dëshmohet me llogari të pagesës së energjisë elektrike.