Kryeministri Hristijan Mickoski tregoi arsyet se përse e mbështet bojkotin e sotëm të qytetarëve për marktetet. Ai thotë se të njejtat produkte në vendin tonë shiten më shtrenjtë se sa në vendet fqinjë dhe jo vetëm produktet ushqimore por edhe barnat e teknika e bardhë.
“Më duhet ta pranoj se operator të caktuar ekonomik e keqpërdorin pozicionin e tyre në treg. Edhe për mua si qytetar është e palogjikshme që të njejtat produkte në marketet tona të jenë me çmime të njejta ose më të larta se sa tek fqinjët tanë. Gjithashtu të njejtat barna të jenë dy deri tre herë më të larta. Ose teknika e bardhë, nuk mund te ne të jetë 20, 30, 50% më e shtrenjtë se sa në vendet fqinje. Nuk mund unë të qëndroj anash dhe të shikoj. Na duhet të tregojmë mirëkuptim për qytetarët”, ka deklaruar kryeministri Mickoski. /SHENJA/