Gjendja e një 17-vjeçari nga Volkova e Shkupit është kritike, pasi dje u godit nga rryma teksa ka qenë në një vagon-cisternë, konfirmoi nga Qendra urgjente.
“Pacienti është pranuar në Qendrën urgjente me djegie dhe është shtruar në terapi intensive”. Ekipet mjekësore janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme për t’ia shpëtuar jetën, konform protokolleve mjekësore”, njoftuan këtë pasdite nga Qendra.
Ngjarja ka ndodhur dje në një linjë hekurudhore në komunën e Kisella Vodës. Sipas informacioneve të MPB-së, djali ishte ngjitur në cisternë, e cila ka marrë flakë pas goditjes nga rryma.