Drejtori i Institutit të Transfuziologjisë, Amir Elezi, ka njoftuar se vitin e kaluar ka patur gjithsejt 58.438 ose 2001 dhurues më shumë se viti 2023.
“Viti që lam pas ishte vit në të cilin kishim numër rekord të dhuruesve të gjakut, gjithsejt 58.432 ose 2001 dhurues më shumë se viti 2023.
Para ministrit të Shëndetësisë Dr. Arben Taravari prezantuam edhe strategjinë nacionale për rritjen e numrit të dhuruesve vullnetar të gjakut, dhe plane tjera zhvillimore të Institutit për Mjekësi të Transfuzionit”, ka shkruar Amir Elezi.