Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, në një ngjarje të përbashkët në Qeveri do të kumtojnë detaje të iniciativës për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
“Bëhet fjalë për iniciativë e cila do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, uljen e rrëmujës në komunikacion dhe zhvillimin e zgjidhjeve moderne të transportit që janë efikase energjetike dhe në dispozicion për të gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor.
Kjo ngjarje, shtojnë prej atje, e konfirmon përkushtimin e dy ministrive për realizimin e projekteve inovative të cilat do të kontribuojnë në mobilitetin e qëndrueshëm dhe të gjelbër në Shkup.