Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka deklaruar se BDI ka një numër rekord të personave të cilët janë në listën e zezë amerikane.
Ai ka deklaruar se në kuadër të BDI-së, katër janë në listën e zezë amerikane. Kjo është porosi më shumë për Ahmetin. Në vitin 2002, mua më kujtohet e vendosën Menduh Thaçin, atëherë unë isha anëtarë i PDSH-së, dhe ne thoshim se nuk është asgjë pasi që kryetarin nuk e kanë vendos, atëherë ishte z.Arben Xhaferi. Sot mendoj se është porosia e ngjashme dhe fatkeqsishtë arsyeja se përse e vendosin në listën e zezë është skandaloze. Pra është munduar që të ndihmon në procesin gjyqësor për ta shpëtuar një njeri që ka, skandale rreth vete, që ka punuar kundër shqiptarëve si askush në këto 50 vitet e fundit”, ka deklaruar Arben Taravari. /SHENJA/