Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në Click Plus në TV21, tha se nuk është e vertët se Gjykata e ka shfuqizuar balancuesin. Kostadinovski tha se edhe për atë rast janë thënë shumë gënjeshtra dhe manipulime.
“Dhe përsëri gënjeshtra dhe manipulime. Nuk u drejtohem politikanëve, dua t’i siguroj qytetarët për vendimet tona, në të cilat nuk ka vendime etnike, politike. Vendimin tonë për të ashtuquajturin balancues mendoj se nuk e kanë lexuar, nëse do ta lexonin do të gjenin ndonjë element të tillë, por nuk ka, një gjë e tillë nuk ekziston. Asgjë nuk do të ndodhë. Si u shfuqizua balancuesi? Për një gjë të tillë duhet ndryshuar Kushtetuta, dhe Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ndryshojë Kushtetutën dhe përfaqësimi i drejtë ekziston në Kushtetutë, dhe do të ekzistojë derisa kushtetutbërësi të vendosë ndryshe. Ne vetëm ndihmuam ligjvënësit, të ketë një kornizë si të lëvizë. Ne nuk kemi hequr asnjë të drejtë, gënjeshtër dhe e pavërtetë. Askush nuk e vë në dyshim gjuhën shqipe, është gënjeshtër dhe manipulim se do të shfuqizohet”, u shpreh Darko Kostadinovski – kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Kostadinovski foli edhe për letërn e intelektualëve shqiptarë që mori para se të diskutohet për Ligjin për gjuhën shqipe.
“Për mua personalisht është zhgënjyese, një letër nga 250 intelektualë shqiptarë, dhe për termet e dobishme intelektualët nuk bashkëpunojnë. Për të shprehur dyshime për vendimet, nuk i takon një intelektuali. Detyra është të formohen vlera kushtetuese, kulturë juridike, dhe të mos shprehin dyshime për punën e institucioneve”, deklaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.
Ai tha se nuk është e vërtetë se dje nuk ndodhi asgjë në Gjykatë. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, ai tha se “nuk pajtohet me deklaratën se dje asgjë nuk ka ndodhur”.
“Nuk është e vërtetë se dje asgjë nuk ka ndodhur. Dje është sjell vendimi që nënkupton vazhdim të procedurës. Ne e vazhdojmë procedurën, ajo ka filluar dhe do të përfundojë”, tha Kostadinovski.
Deklaratën e kryeministrit e cilëson si të pashembullt.
“E pashembullt është deklarata e kryeministrit për atë se kush i ka zgjedhur gjykatësit, se ajo mund të ndikonte që gjithashtu është e pashembullt. Gjykatësit i zgjedh Kuvendi, një tjetër përbërje e tretë, por kjo nuk do të thotë se mund të ndikohet nga gjykatësve. Ata kanë integritet, dinjitet dhe askush nuk mund të ndikojë ndaj tyre”, tha Kostadinovski.