Drejtori Isa Avdullai përmirëson kushtet teknologjike të spitalit psikiatrik

1 Min. Leximi

Spitali Psikiatrik Shkup ka bërë një hap të rëndësishëm në drejtim të modernizimit të infrastrukturës teknologjike, duke siguruar kompjuterë, monitorë dhe printerë të rinj për punonjësit e tij. Drejtori i spitalit, Isa Avdullai, ka theksuar se ky investim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve shëndetësore.

Me këto përmirësime, Spitali Psikiatrik Shkup synon të krijojë një ambient më të mirë pune për stafin dhe të rrisë cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve, duke i ofruar atyre shërbime më të shpejta dhe më efikase.

Ky është një hap më shumë drejt krijimit të një spitali më të mirë dhe më bashkëkohor.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull