Prokuroria ka dorëzuar propozim për aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie, të dyshuar për uzurpim të tokës shtetërore për parkim në Çair.
Bëhet fjalë për një parkim të paligjshëm pranë lulishtes përballë Poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup. Për këtë rast, Prokuroria ka kërkuar masa kujdesi ndaj të dyshuarit, përfshirë ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë.
“Rasti lidhet me uzurpimin e 11 parcelave kadastrale në pronësi të shtetit, të cilat ndodhen pranë tregut të luleve, afër Shtëpisë së Shëndetit – Poliklinika ‘Bit Pazar’ në Shkup. Sipas Planit të Detajuar Urbanistik ‘Sahat Kulla’ të Komunës së Çairit, këto parcela ishin parashikuar për ndërtimin e një garazhi shumëkatësh dhe shitjen përmes ankandit publik. Megjithatë, që nga 24 gushti 2023, i dyshuari e ka shfrytëzuar tokën si parkim të improvizuar. Ai vendosi një tra hyrjeje dhe një pikë pagesash, punësoi një person për menaxhimin e parkimit dhe lëshonte fatura për përdoruesit në emër të kompanisë, duke kufizuar dhe kontrolluar qasjen në hapësirën përkatëse,” deklarojnë nga Prokuroria.