Maqedonia e Veriut ka sakrifikuar shumë për ëndrrën evropiane, ka zgjidhur probleme triumfale me Greqinë, ka plotësuar kushtet e kërkuara, por nuk ka marrë në kthim sa duhet. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, në fjalimin e tij në komitetin për punë të jashtme në Parlamentin Evropian.
Kur bëhet fjalë për pengesën në rrugën eurointegruese nga fqinji lindor, Mucunski fton Bullgarinë që të hapërojë së bashku me RMV-në në tejkalimin e sfidave, në kuadër të marrëveshjes për mirëkuptim dhe t’i shmanget ultimatumeve.
Mucunski kërkon po ashtu nga struktura e re udhëheqëse e BE-së të jetë më praktike në politikën e zgjerimit të saj.
“Shfrytëzimi i përhershëm i vetos nga ana e Bullgarisë është një pengesë e dhimbshme. Kjo e bllokon progresin, por edhe jep sinjal të dëshpërimit mbi gjendjen e solidaritetit evropian dhe respektimit të përbashkët. Kjo lejon që çështjet bilaterale të dominojnë në procesin aderues dhe e shndërron këtë mekanizëm në mjet përçarës dhe jo për bashkim. Të jem i qartë. Qeveria mbetet e përkushtuar në dialog dhe pajtim. Jemi të gatshëm për të punuar me vullnet të mirë dhe të gjejmë zgjidhje që e respekton historinë dhe njëkohësisht që ndërton të ardhme më të mirë. Por, kjo do punë të përbashkët. Progresi nuk mund të dalë nga kërkesat e njëanshme ose ultimatumet. Kjo kërkon respektim, mirëkuptim dhe guxim të përbashkët. Ftojmë Bullgarinë që të na bashkëngjitet në këtë hapërim, që sfidat t’i kalojmë së bashku dhe të ndërtojmë raporte.”, – deklaroi ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.