Në kulmin kur në mbarë botën po zhvillohet zbritja më e madhe vjetore – Black Friday”, në pikën shitëse të “Neptun” në Parkun e Qytetit në Shkup është kryer vjedhje si në filma, transmeton TV21.
Dy persona të maskuar, me armë janë kanë hyrë në objektin shitës dhe janë drejtuar nga shitëset. Kanë kërkuar gjithë qarkullimin ditor, ndërkohë që blerësve të rastit por edhe punëtorëve u kanë kërkuar që mos të lëvizin dhe mos ta thërrasin policinë, pasi në të kundërtën “do t’i vrasin”.
Nga SPB Shkup për TV21 kanë bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale, ndërkaq dy personat e maskuar janë arrestuar pasi e kanë kryer vjedhjen.
“Nëpunësit policorë nga Njësiti për polici intervenuese në kuadër të SPB Shkup sot ka arrestuar nga liria dy persona të cilët pak më parë kishin kryer vjedhje në pikë shitëse në Parkun e Qytetit në Shkup. Menjëherë është marrë denoncimi, janë ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitete dhe kryerësit janë privuar nga liria dhe në koordinim me PPTH-në do të parashtrohet kallëzim penal”, thonë nga SPB Shkup për TV21.