Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

“Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet” – Alternativa takoi strukturat dhe aktivin e partisë në Kumanovë

Përditësimi i fundit: 2024/11/16 at 11:51 PM
Publikuar November 16, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sonte, Alternativa, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, zhvilloi një takim me strukturat dhe aktivin e saj në Kumanovë. Në këtë takim ishin të pranishëm funksionarë të lartë partiakë, funksionarë shtetërorë dhe drejtorë. Kryefjala e takimit ishte llogaridhënia, transparenca dhe përkushtimi i Alternativës si pjesë e Qeverisë, në kuadër të koalicionit VLEN.

Fjalë përshëndetëse mbajtën:
• Kryetari i degës së Kumanovës, Orhan Kurtishi,
• Nënkryetarja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini,
• Sekretari i Sekretariatit për Marrëdhënie me Publikun, Driton
Sulejmani,
• Deputetja e Kuvendit, Imerlije Saliu,
• Sekretari i Përgjithshëm, Amir Elezi.

- Reklamim -

Në fund të takimit, Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, iu drejtua të pranishmëve duke thënë:

“Arsyeja e vizitës sonte, ndër të tjera, është edhe t’ju falënderojmë për përkrahjen tuaj. Kur kemi parasysh emigrimin e madh të të rinjve
tanë gjatë viteve të kaluara, e kuptojmë se sa e rëndësishme ka qenë që BDI-në ta çojmë në opozitë.”

Gjithashtu, Ibrahimi theksoi: “Në të kaluarën, politikanët i takonin qytetarët vetëm gjatë kampanjave zgjedhore. Ne duam të vendosim një standard të ri, të vijmë para jush për llogaridhënie. Për herë të parë, kemi mbi 20 milionë euro për komunat shqiptare, duke mos bërë dallime partiake, ndryshe nga BDI-ja, që komunave opozitare ua merrte kompetencat. Zgjidhja përfundimtare e shkollës në Çashkë, rritja e rrogave dhe pensioneve, si dhe Abetarja Kombëtare janë disa nga arritjet
tona.”

Në fund, Ibrahimi dha lajmin e madh për ndërtimin e mbi 10 sallave sportive në vendbanimet shqiptare gjatë vitit të ardhshëm. Ai gjithashtu potencoi se përfaqësimi dinjitoz i shqiptarëve në pushtet është një ndër arritjet më të mëdha, duke vlerësuar meritat e Sekretarit Organizativ te Alternatives, Bashkim Murtezit nga Kumanova.

“Edhe pse raporti i numrave nuk është i favorshëm për ne, përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në pushtet është në nivelin e duhur,” tha Ibrahimi.

Takimi u zhvillua në një atmosferë demokratike, me diskutime për situatën aktuale politike, strategjitë e qeverisë dhe planet për vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, u theksua se integrimi në Bashkimin Europian mbetet prioriteti kryesor i Alternativës dhe se Qeveria VLEN është e përkushtuar që ky proces të përfundojë me një epilog pozitiv, duke çuar Maqedoninë e Veriut drejt hapjes zyrtare të negociatave me BE-në.

Takimet do të vazhdojnë edhe në vendbanime të tjera, ku Alternativa do të ballafaqohet me çdo problematikë dhe kërkesë, duke dëshmuar
përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë.

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 16 Nëntor, 2024 November 16, 2024
Artikulli i mëparshëm Faton Fazliu në Dibër në një takim të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve
Artikulli tjetër BDI: Komuniteti ndërkombëtar të reagojë me urgjencë ndaj rrezikut që i kanoset Marrëveshjes së Ohrit nga kjo qeveri

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Media prestigjioze gjermane: Taravari çdoherë vendos interesin personal mbi interesat e shqiptarëve

    3shi.net May 13, 2025
    Zeqirija Ibrahimi: VLEN-i është treguar zemërgjerë me Aleancën për Shqiptarët
    “Xhevahiri” kuqezi, rritet vlera e Mario Mitaj, sa kushton tani mbrojtësi i kombëtares?
    Kosova ngec në luftën kundër pastrimit të parave
    Saranda Imeri: Doktor, kokat e krimit i ke ne Kuvend ende!
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?